Industritë më të pasura investojnë para në deputetët zviceranë

Lobistët nga sektorë të ndryshëm ekonomikë kanë interesat e tyre të përfaqësuara në komisionet parlamentare përmes mandateve të paguara, sipas gjetjeve të një platforme zvicerane të transparencës Lobbywatch, e cila kërkon nga deputetët të deklarojnë sa para fitojnë nga lobistët, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Organizata zbuloi se siguruesit shëndetësorë janë më agresivët në përpjekjen për të ndikuar në vendimet e ligjvënësve. Lobbywatch gjeti 25 lidhje midis këtyre kompanive dhe komisioneve shëndetësore të të dy degëve të legjislaturës, shkruan The local.

Bankat, kompanitë farmaceutike, si dhe lobistët që përfaqësojnë interesat bujqësore, janë gjithashtu aktive në parlament, zbuloi Lobbywatch. /Albinfo.ch

Reklama e sponzorizuar