Kryesuesi i Bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka thënë se si KOSTT mund ta paguajnë rrymën për serbët në veri vetëm edhe për katër muaj.
Pas kësaj kohë, sipas Mehmetit, KOSTT nuk mund ta përballojë më tej një pagesë të tillë për shkak se nuk kanë mjete financiare, përcjell Buletini Ekonomik.
Krahas kësaj, sipas tij kjo barrë financiare po e rrezikon likuiditetin e këtij instiutcioni.
“Deri më 31 dhjetor do të paguaj rrymën në veri. Pas kësaj date, KOSTT-i nuk do të ketë mundësi të mbulojë këto shpenzime. Ne do të insistojmë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet tjera, ta largojnë këtë barrë nga KOSTT-i”, tha Mehmeti.
Ndërkohë, në maj të këtij viti, me propozim të Komisionit për Ekonomi, Kuvendi i Kosovës ka obliguar KOSTT-in që të paguaj energjinë elektrike në veri.
Diku 12 milionë euro në vit shkojnë nga taksapaguesit kosovarë për rrymën në veri./Buletini Ekonomik/