Çka mund të blihet me një million dollar amerikan?
Kur bëhet fjalë te paluajtshmëritë ekskluzive në botë, nuk mund të blehet edhe aq shumë me këto para, pra me një milion dollar. Së paku kështu bën me dije një analizë e shtëpisë konsulente Knight Frank.
Në raportin e titulluar “The Wealth Report 2021” të publikuar në sajtin e tyre, me 1 milion dollar mund të blesh 165 metra katrorë banesë, apo tjetër pasuri të patundshme ekskluzive në Dubai, ndërsa me këtë shumë parash në Monako mund të blesh vetëm 15 metra katrorë.
Ndërmjet 30 dhe 50 metra katrorë të paluajtshmërive reprezentative me 1 milion dollar mund të bësh pazar në Londër, Nju Jork, Gjenevë, Singapor, Paris…
Pra, me 1 milion dollarë në Monako mund të blesh 15 metra katrorë paluajtshmëri representative, në Hong Kong 23, më Londër 31, në Nju Jork 34, në Gjenevë 35, në Singapor 36, në Paris 42, në Los Angjelos 44, në Sidnej 45, në Shangai 50, në Tokio 58, në Peking 62, në Berlin 70, në Miami 85, në Melburn 87, në Mombaj 106, në Istamboll 112, në Dubai 165, në Keptaun 202 dhe në Sao Paolo mund të blesh 252 metra katrorë. /Buletini Ekonomik/









