Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjilan, pas hetimeve paraprake si dhe punës operative në terren, ka arritur të sigurojnë informata/dëshmi në lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal në Komunën e Kllokotit. Dëshmitë e mbledhura gjatë fazës së hetimit kanë krijuar dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi me subvencione”.
“I dyshuari N.P. (1986), mashkull kosovar, gjatë tri viteve të fundit (2018-2020), ka plotësuar aplikacione me përmbajtje të rreme/marrëveshje fiktive mbi dhënien e tokës bujqësore, të cilën kinse e ka marr me qira dhe në këtë mënyrë ka arritur të përfitojë subvencione në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 2400 €”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.
Më këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Mashtrimi me Subvencione” nga neni 324 i KPRK-së.
“Sot me datë 23.09.2021 në konsultim me prokurorin kompetentë, i dyshuari është intervistuar, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim nga Prokurori i Prokurorisë Themelore-Gjilan, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.