Konsumatorët shumë shpesh ankohën për produktet të cilat nuk përmbajnë specifikat sipas të cilave është reklamuar dhe as nuk janë produkti i njëjtë sikur në reklamim.
Pra, faktikisht është një produkt i rremë dhe është në kundërshtim me ligjin, përcjell Buletini Ekonomik.
Mbrojtësit e Konsumatorëve, përmes një postimi në facebook kanë treguar se në nenin 8 për ‘Praktikat tregtare të cilat konsiderohen të padrejta në të gjitha rrethanat’, saktësisht pika 1.13. përkufizohet si ‘praktikë e padrejtë në të gjitha rrethanat promovimi i produktit të ngjashëm me produktin e një prodhuesi specifik, “në atë mënyrë që me qellim të mashtroj konsumatorin që të besoj se produkti është bërë nga prodhuesi i njëjtë kur kjo nuk është e vërtetë”.
Sipas tyre, kjo duhet të shërbejë si alarm për tregtarët që mashtrojnë konsumatorët që këto praktika mashtruese të ndalen së praktikuari.
“Nëse ju ndodh juve, raportoni rastin te Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në këtë vegëz: https://konsumatori.rks-gov.net/complaintPost.php” thuhet në njoftimin e tyre./Buletini Ekonomik/