Kursi i këmbimit, kërcen Dollari amerikan ndërsa Paundi dhe Euro nuk luhaten

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë fund muaji pasi në raport me dje vazhdon të blihet njësoj me 121.3 lekë dhe të shitet me 121.8 lekë.

Edhe Paundi britanik pas rënies së fortë të ditës së mërkurë nuk ka shënuar lëvizje të kuotës mëngjesin e sotëm teksa blihet sërish me 140.2 lekë dhe shitet me 141.5 lekë.

Dollari amerikan ndërkaq ka fituar pikë këtë të enjte duke u blerë sot me 104.3 lekë dhe duke u shitur me 105.2 klekë në raport me një ditë më parë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor është forcuar në raport me monedhën vendase pasi krahasuar me ditën e djeshme blihet sot me 111.5 lekë dhe të shitet me 112.4 lekë./SCAN TV/