Kursi i këmbimit/ Dollari fiton pikë ndërsa monedha europiane dobësohet ndjeshëm

Monedha europiane është dobësuar këtë të enjte pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 121 lekë dhe është shitur me 121.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka rikuperuar pikë krahasuar me ditën e djeshme pasi blihet këtë mëngjes me 104.5 lekë dhe shitet me 105.3 lekë.

Paundi britanik nuk ka pësuar luhatje të vlerë ditën e sotme pasi vijon sikurse edhe ditën e mërkurë të blihet me 141.5 lekë dhe të shitet me 142.6 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka regjistruar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 112.2 lekë dhe duke u shitur me 113.2 lekë, në raport me dje.

SCAN