Kursi i këmbimit – Rritje e përgjithshme e valutave kryesore

Monedha eruropiane blihet këtë të hënë me 121.1 lekë dhe shitet me 121.7 lekë në raport me javën e kaluar duke regjistruar një rritje të lehtë të vlerës.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan është blerë mëngjesin e sotëm me 103 lekë është shitur me 103.8 lekë teksa ka shënuar një rritje të kuotës në raport më javën që lamë pas.

Reklama e sponzorizuar

Paundi britanik referuar tregut valutor të brendshëm është blerë sot me 141 lekë dhe është shitur me 141.7 lekë krahasuar me periudhën e 21-25 shtatorit.

Franga zvicerane nuk ka pësuar luhatje të vlerës në raport me javën e kaluar teksa blihet edhe mëngjesin e sotëm me 111.1 lekë dhe shitet me 111.9 lekë./SCAN/