Masat e reja të qeverisë, parashihet edhe e çerdheve

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në forme elektronike ku është votuar për masat e reja anti-Covid.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka vendosur për të shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor edhe për dy javë, shkruan “Indeksonline”.

Poashtu është paraparë që edhe çerdhet të mbyllen deri më 26 shtator.

Reklama e sponzorizuar

“Aktiviteti mësimor në institucione publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri më datë 26 shtator 2021”, thuhet në vendim.