Ministria e Financave dhe Transfereve ka prezantuar sot kontratën standarde të punës për punëtorët.
Një kontratë e tillë e punës iu siguron punëmarrësve dhe punëdhënësve një mënyrë më të lehtë për të kuptuar të drejtat dhe obligimet përkatëse, përcjell Buletini Ekonomik.
Kontrata standarde e punës po ashtu është element kyq për një ekonomi formale, thonë nga ministria.
Prandaj, e njëjta ka përgaditur kontrata pune standarde, të cilat mund të merren si kopje fizike nëpër zyret rajonale të punësimit, apo edhe si kopje elektronike në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,190. /Buletini Ekonomik/