Plani i ndërmarrësit Mark Lore është që të ndërtohet një qytet tërësisht i ri me emrin Telos në shkretëtirën amerikane, sipas projektit të arkitëktit danez Bjark Ingels.
Ideja është që qyteti të ndërtohet në një lokacion të pabanuar fare në siperfaqe rreth 100 mijë hektarë në perendim të SHBA-së.
Siç potencohet në kumtesë, qëllimi është që të krijohet një qytet i ri në Amerikë, i cili do të vendos standartet globale të jetës urbane, të zgjeroj potencialin njerëzor, dhe të bëhët projekt për gjeneratat e ardhshme, transmeton Ndërtimtaria.
Qyteti është ide e Lorës, ndërmarrës dhe ish-drejtor ekzekutiv i “e-tregtisë” në shitjen me pakicë të Wald Markt i cili kishte Start up-in “Jet.com” dhe të cilin ia shiti gjigantit të supermarketëve për 3.3 miliardë dollarë me 2016.
Plani i Mark Lorës është që të blejë një siperfaqe shumë të madhe të tokave të cilat do t’iu dhurohen bashkësive në mënyrë që vlera gjithnjë në ngritje e kësaj toke, ta financojë zhvillimin e qytetit dhe të përmirësojë mirëqenien e banorëve.
Qyteti Telos, do të ndërtohet në tokën që do të bëhët pronësi e bashkësisë, ndërsa Lora sqaron se do të ekzistojë sipërfaqe e mjaftueshme e tokës, dhe në atë tokë në të cilën është investuar për disa gjenerata, janë krijuar bashkësitë, ndërsa dollarët nga tatimet do të shfrytëzohën për investime në këtë tokë, prandaj kësaj më kohën do ti shtohën vlerat pasiqë pronarët e tokës nuk kanë qenë të detyruar të prodhojnë fare dhe të marrin ndonjë rrisk.
Në këtë mënyrë toka në fakt do të bëhët nga një shkretëtirë në një qytet bashkëkohor që do të ketë vlerë miliarda, madje edhe biliona dollarë.
Mendohet që në 40 vitet e ardhshme numri i popullsisë së këtij qyteti të rritet në 5 milionë banorë, ndërsa organizatorët kanë për qëllim që deri në 2030 të krijohet qyteti për 50 mijë njerëz.
Qëllimi është që qyteti të jetë “më i mirëmbajturi në botë” i krijuar në parimet urbane të qytetëve më kopshte siç është Ebenezer Hovard’s Garden Cities në Britaninë e Madhe.
Qyteti do të kishte dendësinë e popullsisë rreth 33 njerëz në rreth 0.6 HA tokë që është ekuivalente me dendësinë e popullsisë në San Francisko.
Qyteti do të ketë mundësi të ndryshme të banimit të cilat do të jenë të qasshme për të gjithë. Në qendër të qytetit do të ndërtohet një kullë e madhe për vezhgim me emrin “EKUITISM” e cila do të jetë e rrethuar me një varg blloqe ndërtesa të larta dhe që është menduar si fanari i qytetit.
Arkitekti Ingels është themelues i BIG, një nga studiot më të sukseshme arkitektonike në botë./Buletini Ekonomik/