Për tetë muaj kosovarët paguan në banka 129.5 milionë euro interesa

Banka Qendrore e Kosovës

Nga janari deri në gusht të këtij viti, bankat në Kosovë kanë realizuar një profit neto prej 66.3 milionë euro, thuhet në raportin mujor të BQK-së rreth përformancës së sektorit financiar.

Në totalin e të hyrave ende domimojnë të hyrat nga interesat. Kështu të hyrat për këtë periudhë në total ishin 179.5 milionë euro, prej të cilave 129.5 milionë euro nga interesat që paguan klientët bankar. /Buletini Ekonomik/