Policët kërkojnë shtesa për punë gjatë pandemisë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar që edhe zyrtarët policorë të kompensohen nga Qeveria e Kosovës sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, në Territorin e Republikën së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ne takimin e Këshillit Drejtues të SPK-së mbajtur me datën 14.09.2021 ku u diskutua se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke u dëshmuar me punën profesionale të tyre me shumë sfida në gjendjen pandemike në të cilën po kalon vendi ynë.

“Policia e Kosovës janë duke u diskriminuar dhe neglizhuar shumë nga institucionet tjera sa i përket shtesave sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, në Territorin e Republikën së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Më shumë se 4,000 pjesëtarë të policisë janë të angazhuar me orar 12 orë pune pa të drejtë pushimi dhe pa kompensim të shujtës, e cila është e rregulluar me ligji dhe me Udhëzimin administrativ 02/2018 në Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Pakënaqësia, shqetësimi dhe zhgënjimet janë duke u shfaqur nga të gjithë zyrtarët e Policisë dhe stafit civil në Policinë e Kosovës sa i përket shtesave, të cilat sipas vendimit të Qeveris së Republikës së Kosovës janë planifikuar për punonjësit shëndetësorë duke mos u përfshirë edhe Policia e Kosovës si zbatues i këtij ligji, e sidomos pjesëtarët e Policisë të cilët do të jenë në teren dhe zbatues të vendimeve të Qeveris së Republikës së Kosovës për masat anti-COVID .

I nderuar Kryeministër, Ministër i MPB , Ministër i Financave ju kujtojmë se nuk i keni realizuar as kompensimin e orëve shtesë të vitit të kaluar 2020 për të gjithë pjesëtarët e angazhuar në detyrë. Ashtu si siq e dini, Policia e Kosovës është institucion i sigurisë i cili po ballafaqohet me shumë sfida gjatë gjithë kohës në kryerjen e detyrave të tyre profesionale”, thuhet në njoftim.

“Prandaj kërkojmë:

1. Që edhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, tu paguhen shtesat sipas LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, sikurse punonjësve të Shëndetësisë .

2.Kompensimi i mjeteve të mbetura të orëve shtesë për vitin 2020 për të gjithë ata të cilët kanë punuar.

3.Kompensim për shujtë për punonjësit e Policisë së Kosovës të cilën asnjëherë nuk e kanë gëzuar këtë të drejtë sipas ligjeve dhe udhëzimit administrativ 02/2018 “Mbi marrëdhënie punë në Policinë e Kosovës, tani e cila është shumë e nevojshme kur punonjësit e PK-së punojnë me orar 12 orë.

Policia e Kosovës pos angazhimit të tyre profesional në punë po sulmohen e fyhen brutalisht nga qytetarët e pa ndërgjegjshëm të Republikës së Kosovës të cilët nuk i respektojnë masat anti COVID por edhe gjatë protestave dhe organizimeve të ndryshme dhe për veprimet e tyre po hapen raste te ndryshme nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Duke pare se është një situatë shumë e renduar tek pjesëtarët e Policisë, ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës qëndrojmë pranë këtyre kërkesave të cilat janë drejtuar dhe presim të realizohen, në të kundërtën ne si sindikatë do të veprojmë me hapa tjerë sindikal“, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë.