Pse duhet t’i raportojmë rastet kur produktet në dyqane nuk kanë etiketën përkthyese në shqip?

Një pjesë e madhe e produkteve në Kosovë që importohen nga vendet e tjera, etiketën e përbërësve e kanë në gjuhë të huaj gjë që është problematike të kuptohet se çka përmban ai produkt.

Sipas Mbrojtësve të Konsumatorëve ky problem mund të rregullohet në bazë të ligjit, përcjell Buletini Ekonomik.

Pika 7 e nenit 16, të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve saktëson që: ‘Përkthimi i të dhënave në gjuhët zyrtare sipas ligjit në fuqi, të vendosura në etiketë nga prodhuesi duhet të jetë identike me origjinalin.’

Reklama e sponzorizuar

Pra, sipas ligjit bizneset janë të obliguara që në të gjitha produktet, të vendosin edhe etikeneten me përkthim të të dhënave njësoj si te produkti origjinal. Nesë nuk i gjeni të përkthyera, ju mund të raportoni rastet te Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Kur etiketa nuk i përmban të gjitha të dhënat sikur produkti origjinal, raporto rastet te Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në faqen e tyre online: 🔗 https://konsumatori.rks-gov.net/complaintPost.php” thuhet në postimin e Mbrojtësit e Konsumatorëve në facebook./Buletini Ekonomik/