Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë këtij viti ka pranuar gjithsej 251 raportime nga konsumatorët që kanë bërë ankesa për shkeljen e ligjit nga bizneset.
Nga këto 251 raportime, ATK-ja ka lëshuar 139 gjoba për bizneset në vlerë të afër 37 mijë eurove, përcjell Buletini Ekonomik.
Ky njoftim vjen nga faqja “Mbrojtësit e Konsumatorëve”, të cilët kanë thënë se kohëve të fundit ATK-ja ka nisur publikimin e trajtimit të rasteve të ankesave të konsumatorëve.
Të gjitha këto raportime, pra 251 ankesa në këtë institucion, janë bërë vetëm nga janari i këtij viti deri më tani.
Kjo platformë sygjeron qytetarët që vazhdimisht t’i raportojnë shkeljet e ligjit dhe padrejtësitë që iu bëhen atyre nga bizneset.
”Çka po pret? Raporto edhe ti! Gjendja përmirësohet vetëm duke u vetëdijësuar të gjithë e duke raportuar”, përfundon njoftimi i Mbrojtësve të Konsumatorëve. /Buletini Ekonomik/