Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se vaksinimi është rruga e vetme për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe jo mbyllja e bizneseve dhe gjobat marramendëse që po iu shqiptohen atyre.
Rukiqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim.
“Vaksinimi, vaksinimi dhe vetëm vaksinimi është rruga për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe për te parandaluar hospitalizimet dhe rastet me fatalitet, e jo mbyllja e bizneseve dhe gjobat marramendëse (të bazuara në interpretime të lira të inspektorëve)”, shkruan Rukiqi.