Si duhet të reklamohen produktet që janë afër dates së skadimit?

Shpesheherë konsumatorët blejnë produkte ushqimore që janë në prag të datës së skadimit duke mos e  vërejtur fare pasiqë ato produkte nuk reklamohen ndaras produkteve tjera ashtu që të bëhet me dije se ka fare pak ditë për konsumim.

E në fakt kjo është në kundërshtim me ligjin.

Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, Neni 34 për ‘Zbritjet e çmimeve para afatit të skadencës’ specifikon që ‘Mallrat që janë në shitje, para përfundimit të afatit të s‘kadencës duhet të ndahen nga mallrat tjera dhe pranë atyre mallrave duhet të vendoset njoftimi i qartë, i dukshëm dhe i lexueshëm mbi afatin e përdorimit të fundit, ku duhet të duket qartë mbishkrimi “Përdoret deri më”.

Reklama e sponzorizuar

Mbrojtësit e Konsumatorëve, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, kanë njoftuar se ky nen po shkelet nga bizneset e marketet në vend.

“Sa herë sheh produkte që janë afër afatit të skadimit dhe nuk reklamohen ndaras produkteve tjera, por afati i tyre tentohet ‘të fshihet’ mes produkteve të tjera si kinse produkte me zbritje të rëndomta, raporto rastet në Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin pa pagesë: 0800 11 000 ose, raporto online në: https://konsumatori.rks-gov.net/complaintPost.php” thuhet në njoftimin e tyre./Buletini Ekonomik/