Tregjet më të mëdha të e-commerce në botë

African American Hands Shopping In Online Ecommerce Store

Kina është tregu më i madh i e-commerce në botë, siç shihet në grafikun Digital Market Outlook të Statista.

Vitin e kaluar, shitjet e e-commerce në vend arritën në 1.3 trilionë dollarë dhe parashikohet që kjo shifër të rritet deri në thuajse 2 trilionë dollarë brenda vitit 2025. Kjo do të thotë se në katër vjet, thuajse një në dy dollarë në e-commerce mund të shpenzohet në Kinë.

Të ardhurat e gjeneruara në Kinë përbëjnë pjesën më të madhe të tregut aziatik. Megjithatë, tashmë tregje të tjera të kontinentit, po rriten me një ritëm më të shpejtë se tregu kinez.

Reklama e sponzorizuar

Rritja në Kinë mbetet gjithsesi sipër mesatares globale. Në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, e-commerce parashikohet të rritet nga 35 – 42% në pesë vjet, poshtë mesatares globale prej 47%. /Monitor.al/

World Economic Forum