Tregu i kriptomonedhës është shumë i ndjeshëm nga dezinformatat në media, tha për Anadolu Agency (AA) analisti Gavin Brown, duke folur pas një raporti të lajmeve të rreme që tronditi tregjet dhe disa investitorë.
“Hapësira e kriptos nuk është e huaj për lajmet e rreme”, tha Brown, profesor i asociuar në teknologjinë financiare në Universitetin e Liverpoolit, në një intervistë me email.
“Kjo është shkaktuar kryesisht nga mungesa e mbikëqyrjes rregullatore dhe pranimi i kriptomonedhës, që rrjedhimisht do të thotë se çmimet e tregut janë tepër të ndikuara nga ndjenja, si në ngritje ashtu edhe në rënie”, shpjegoi ai.
Të hënën një lajm i rremë i transmetuar nga media si Reuters, Bloomberg, CNBC dhe shumë të tjerë pohuan se Walmart, shitësi më i madh në SHBA, kishte bërë partneritet me Litecoin dhe do ta pranonte atë për pagesa.
Walmart përgënjeshtroi menjëherë lajmin ndërsa pikat e shitjes nxituan me tërheqjet, por tregu i kriptove u trondit dhe shumë investitorë zhgënjimin e tyre e shprehën në mediat sociale.
Pas lajmeve të rreme, çmimi i Litecoin u rrit nga 175 dollarë në 240 dollarë, mbi një të tretën në vetëm disa minuta, para se të binte përsëri.
Brown tha se do të ishte “spekulim për të komentuar nëse ky (raportim i rremë) është bërë me qëllim apo pa qëllim”.
“E tëra çfarë mund të themi është se në tregjet e kapitalit të përgjithshëm dhe të borxhit, manipulimi i tillë i tregut material është një shkelje. Motivimi është gjithmonë fitimi”, tha ai.
“Paqëndrueshmëria e tepërt e çmimeve”
Çmimet e kriptovalutave janë luhatur kohët e fundit, të ndikuara nga lajme dhe postime në Twitter nga kompanitë dhe biznesmenët e shquar, si Elon Musk, drejtori ekzekutiv i Tesla-s.
Mbështetja e Musk për Dogecoin ngriti çmimin e monedhës dixhitale të panjohur më parë, nga më pak se 0.005 dollarë në janar në 0.74 dollarë në maj, një ngritje e madhe prej 14,700 për qind.
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedhës më të madhe në botë sipas vlerës së tregut, ka qenë gjithashtu i ndjeshëm nga tronditjet e çmimeve, duke humbur më shumë se gjysmën e vlerës së tij në vetëm disa muaj.
Bitcoin ra me 54.4 për qind në 29,341 dollarë më 20 korrik, nga lartësia e tij rekorde prej 64,374 dollarë më 14 prill, sipas të dhënave zyrtare.
Edhe pse vlera totale e tregut global të kriptomonedhës më 16 gusht u ngjit mbi 2 trilionë dollarë për herë të parë në tre muaj, sipas të dhënave të faqes në internet të përcjelljes së çmimeve të aseteve CoinMarketCap, çmimet janë përballur me paqëndrueshmëri shumë të lartë që atëherë.
“Bitcoin tregton në mënyrë rutinore gjatë periudhave të paqëndrueshmërisë së tepërt të çmimeve”, tha Brown.
“Kjo fazë aktuale duket se është shkaktuar nga El Salvadori duke zbatuar vendimin e tyre të mëparshëm për të miratuar Bitcoin si mjet ligjor”, shtoi ai, duke iu referuar hapit të vendit të Amerikës Qendrore për të filluar përdorimin e Bitcoin-it më 7 shtator pas vendimit të tij në qershor të këtij viti.
“Unë me kujdes kam ndjekur ngritjen e çmimeve të Bitcoin-it dhe kriptove në kontekstin e COVID-19 dhe lehtësimin e tepërt sasior të shoqëruar me rendimente të ulëta pothuajse negative në klasat tradicionale të aseteve”, shtoi ai.
Brown theksoi se parashikimi i tij në fund të vitit për Bitcoin është 55 mijë dollarë me fitime të ngjashme proporcionale edhe në altcoins.