Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një Ligj që legalizon dhe rregullon përdorimin e Bitcoinit në vend.
Projektligji i hartuar në vitin 2020 u miratua me një total prej 276 ligjvënësish që e mbështetën ligjin dhe vetëm gjashtë prej tyre ishin kundër tij, përcjell Telegrafi.
Qëllimi kryesor pas këtij miratimit të Ligjit është që japë sqarime mbi aktivin dhe të mbrojë ata që zotërojnë këtë kriptovalutë, pasi më parë nuk ishte i paligjshëm në vend.
Tani që ky Projektligj është miratuar, gjykatat tani mund të mbrojnë si duhet individët dhe bizneset, pasi siguron qartësi tatimore dhe lejon zyrtarisht bizneset e Bitcoinit të veprojnë brenda vendit. Ligji gjithashtu përcakton disa udhëzime se si Ukraina mund të përpiqet dhe të rregullojë në të ardhmen këtë kriptovalutë.
Ky Ligj u jep qytetarëve “leje” për të zotëruar dhe tregtuar Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera.
Pas El Salvadorit, Ukraina bëhet vendi i dytë në botë që e bënë të ligjshme përdorimin e Bitcoinit.
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele ka treguar se vendi kishte blerë një total prej 400 Bitcoin.
Në anën tjetër, politika ka tërhequr kritika në të gjithë vendin. Gati 70 për qind e qytetarëve të anketuar nga Universiteti i Amerikës Qendrore nuk janë në pajtim me vendimin e administratës për të miratuar këtë kriptovalutë si mjet për transaksion.