Zvicra ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e lokaleve të reja të Shoqatës së Bizneseve Zvicër-Kosovë në Kullën e Ikonës së Prishtinës, që është një hap i rëndësishëm për të rritur tregtinë mes dy shteteve, thuhet në faqën e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Vlen të theksohet se vitin e kaluar eksportet kosovare në Zvicër u rritën me 35 %, transmeton albinfo.ch.
Në Kosovë, Zvicra mbetet investitori i 2-të më i madh i huaj, pjesë e madhe falë diasporës së Kosovës.
Ambasada inkurajon bizneset e interesuara për zhvillim të marrëdhënieve ekonomike mes Zvicrës dhe Kosovës të kontaktojnë Asociacionin: https://www.google.com/maps/dir/42.6629138,21.1655028/42.6553376,21.1520303/@42.6608727,21.1502666,15z/data=!3m1!4b1!4m4!4m3!1m1!4e1!1m0