Monedha europiane vijon sërish edhe sot të blihet njësoj si dje me 121.3 lekë dhe të shitet me 121.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal, duke mos pësuar luhatje të kuotës.
Paundi britanik ka rikuperuar pikë krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 143 lekë dhe duke u shitur me 144.2 lekë në raport me një ditë më parë.
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e martë teksa blihet sot me 104 lekë dhe shitet me 104.8 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një zbritje të vlerës në raport me monedhën vendase duke u blerë mëngjesin e sotëm me 112.3 lekë dhe duke u shitur me 113.1 lekë./SCAN/