Amazon jep shpërblime monetare dhe makina për 8 punonjës të vaksinuar

MADRID, SPAIN - 2018/11/17: Amazon logo in logistic centre. Unions of the Amazon logistic centre in San Fernando de Henares have called for an eight-day strike for Black Friday and Christmas campaign to demand better working conditions. (Photo by Marcos del Mazo/LightRocket via Getty Images)

Në përpjekje për të inkurajuar vaksinimin e stafit kundër Covid-19, Amazon ka nisur llotarinë Max Your Vax. Tetë punonjësve u janë dhënë shpërblime deri më tani, përfshirë 100,000 dollarë ose një makinë të re.

Të hënën, kompania njoftoi në Instagram se katër punonjës të magazinave dhe një punonjës i Whole Foods u shpërblyen pasi siguruan prova të vaksinimit. Secili mori kartën me vlerë deri në 40,000 dollarë.

Javën e kaluar, dy punonjës të Amazon dhe një punonjës i Whole Foods morën 100,000 dollarë shpërblime, sipas një postimi tjetër.

Reklama e sponzorizuar

Nisma e llotarisë Max Your Vax u shpall muajin e kaluar. Punonjësit e vaksinuar të Amazon kanë mundësinë të fitojnë 100,000 dollarë ose 500,000 dollarë, një makinë të re ose një javë pushimi të paguar me një paketë pushimi prej 12,000 dollarësh.

Llotaria do të zgjasë deri më 21 tetor. Për t’u kualifikuar për të fituar, një punonjës duhet të punojë në një kompani Amazon në kohën e hyrjes dhe gjatë periudhës së llotarisë, të jetë plotësisht i vaksinuar dhe të ngarkojë provën e vaksinimit në një portal të kompanisë.