Bie çmimi i gazit në Europë

Gazprom

Çmimet e energjisë dhe gazit natyror në Europë pësuan rënie, pas njoftimeve nga Rusia se furnizimet mund të rriten në muajin e ardhshëm. 

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi Gazprom këtë Javë që të përqëndrohet në mbushjen e inventarëve europianë nga data 8 Nëntor, një ditë pasi të përfundojë procesin në Rusi.

Sipas tij, kjo do ndihmojë me ngërçin e ofertës.  Përveç kësaj, fluksi i gazit nga Norvegjia është rritur gjithashtu, me shitësin kryesor Equinor që ka premtuar rritje të eksporteve.  Kontrata referncë hollandeze 1 mujore, ra me 12% në tregtinë e ditës së Enjte.  Kjo nuk është hera e parë që retorika e Putin ndihmon në zbutjen e çmimeve, ndërkohë që disa politikanë të BE e kanë akuzuar vendin se po përdor furnizimet e enegjisë si një mjet politik, diçka që Rusia e ka mohuar vazhdimisht.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë që çmimi referencë i gazit në Europë është gati përgjysmuar pasi thyente rekord pas rekordi në muajin Tetor, ka ende shqetësime se çmimet mund të rriten përsëri, nëse Dimri rezulton i ftohtë, furnizimet nga Rusia limitohen dhe konkurrenca me Azinë për blerje vazhdon e ashpër. Objektivi i Rusisë për të rindërtuar inventarët e brendshëm të gazit, së bashku me magazinimin e ulët në qendrat e Gazprom në BE,  janë kthyer në një shqetësim të madh për kontinentin.

Gazprom deklaroi këtë javë se rimbushja e rusisë do jetë 1 javë më e gjatë se sa afati origjinal i 1 Nëntorit.   Kontrata mujore e gazit Hollandez tregtohej në rënie me rreth 10% në 78.5 euro për megavat-orë në nisje të tregtisë në Amesterdam, pasi ra edhe ditën e mërkurë.