Bordi i ZRRE-së ia aprovoi licencën një kompanie dhe lëshoi dy autorizime për vet-konsum për prodhim të energjisë së ripërtëritshme

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ia ka dhënë lejen e operimit një kompanie për prodhimin e energjisë elektrike nga turbinat e erës, si dhe ka lëshuar dy autorizime për instalim të pajisjeve për gjenerimin e energjisë elektrike për vet-konsum nga panelet solare.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e mbajtur dje nga Bordi i ZRRE-së.

Kompania e cila ka fituar licencën për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga turbinat e erës është SOWI KOSOVO L.L.C., kompani kjo që do ta ushtrojë aktivitetin e saj në fshatin Selac të komunës së Mitrovicës, me një kapacitet prej 34.47 MW, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, te dy autorizimet e tjera që ka lëshuar ZRRE për gjenerimin e energjisë elektrike për vet-konsum nga panelet solare, kapaciteti do të jetë 36.5 kW.

Përpos këtyre, Bordi i ZRRE-së më këtë rast ka vendosur që t’i vazhdojë licencën për aktivitetet e shpërndarjes së energjisë termike edhe Ndërmarrjes Publike Termokos SH.A.

“Gjithashtu Bordi ka vendosur t’i vazhdojë licencën për aktivitetet e shpërndarjes së energjisë termike Ndërmarrjes Publike Termokos SH.A si dhe janë lëshuar dy autorizime për instalim të pajisjeve për gjenerim të energjisë elektrike për Vet – Konsum nga panelet solare në kapacitet prej 36. 5 kW”, thuhet në njoftimin për media të ZRRE-së. /Buletini Ekonomik/