Deri në 5 mijë euro gjoba për personat që plasojnë ushqim të pasigurtë në treg

Ndodhë shpesh që në marketet në vend të hasim në ushqime të cilat janë të skaduara ose edhe jo të sigurta.

Sipas Mborjtësit të konsumatorëve një gjë e tillë ndeshkohet me ligj.

Në njoftimin e tyre në Facebook thuhet se sipas ligjit nr. 03/L-016 për Ushqim, personat që plasojnë ushqim jo të sigurt në treg mund të dënohen me gjobë prej 5 mijë euro deri në 50 mijë euro.

Reklama e sponzorizuar

“Neni 46 specifikon: 1. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëmijë (5.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro personi që, …, 1.2 plason në treg ushqim jo të sigurt’” thuhet në njoftimin e tyre.

Mbrojtësit e konsumatorëve ftojnë qytetarët që sa herë që hasin në ushqim të pasigurtë të raportoni te Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise në numrin: 0800 111 22./Buletini Ekonomik/