Gjenevë: Kërkohet çdo vit krijimi i 1 mijë vendeve të punës

Nisma kantonale, e cila kërkon krijimin e 1.000 vendeve të punës çdo vit në Gjenevë, ka qenë e suksesshme. Përkrahësit kanë mbledhur 6,933 nënshkrime – më shumë se 5,400 kërkohen për të sjellë çështjen në kutitë e votimit.

E nisur nga e majta dhe Komuniteti i Veprimit i Sindikatave të Gjenevës (CGAS), nisma kërkon që kantoni dhe bashkia të krijojnë 1.000 vende pune çdo vit, numri i të cilave do të ulet proporcionalisht me uljen e shkallës së papunësisë – aktualisht 5 për qind, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.