Panamasiti, nëntor- Më shumë se gjysmë miliardi tonelata malltra kanë kaluar nëpër kanalin e Panamasë gjatë vitit fiskal 2021.
Kjo sasi mallrash është më e madhja që kur kjo rrugë botërore lundrimi shumë e rëndësishme ka filluar të pranoj anijet, ka kumtuar Udhëheqësi i Administratës së këtij kanali.
Në periudhën 12 mujore, përfundimisht me shtatorin, nëpër kanalin e Panamasë kanë kaluar 516,7 milionë tonelata mallra, ka thënë Drejtori i Agjensisë për Adiministrimin e kanalit, Rikarte Vaskez, ka transmetuar Reuters, përcjell Buletini Ekonomik.
Kjo është për 8.7 për qind më shumë se sa në vitin paraprak fiskal.
“Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm”, ka thën Vaskez duke potencuar se kanali për herë të parë e ka kaluar shifren prej 500 milionë tonelatash.
Nëpër kanalin e gjatë 80 kilometra, i cili ndërlidh Oqeanet Atlantik dhe atë Të Qetë kanë kaluar gjatë 12 muajve rreth 3.5 për qind të tregtisë botërore detare, në të cilën dominojnë drithrat dhe derivatet e naftës.
Vaskez ka sqaruar se për këtë rekord kanë merita anijet e mëdha të cilat transportojnë më shumë kontinjerë dhe vëllim shumë më të madh të gazit natyror të lënget në Azi.
Viti fiskal 2022, i cili ka filluar në këtë muaj, do të duhej të shënoi rekorde të reja, ka thënë ai, duke vlerësuar se deri në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm nëpër kanal do të duhej të kalojnë rreth 535 milionë tonelata mallra./Buletini Ekonomik/