KEDS sqarohet rreth lajmit për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike

KEDS ka reaguar pas raportimit të sotëm për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, nga KEDS thonë se ata si institucion nuk kanë paralajmëruar për një rritje të mundshme të energjisë elektrike.

“KEDS nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ne nuk mund të paragjykojmë se çka do të ndodhë. Kjo është thënë edhe në KTV. Ju lutem ta korrektoni lajmin pasi nuk është i vërtetë”, thuhet në reagimin e tyre. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar