Kryeshefi i zgjedhur në KEK, ish-drejtues i Komitetit për Energji në Vetëvendosje

Korporata Energjetike e Kosovës

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ditë më parë ka zgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutv, Nagip Krasniqin, nëpërmjet një konkursi në të cilin konkurruan 38 kandidatë.

Bordi i përbërë nga drejtoret Rrezarta Pllana, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezad Halilaj, e kanë vlerësuar me 37 pikë nga 40 të mundshmet Nagip Krasniqin.

Në të kaluarën, Krasniqi ka pasur lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai për një kohë e kishte drejtuar Komitetin për Energji në këtë parti.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, Krasniqi ishte më i poentuari edhe sipas ekspertëve britanik të kompanisë BDO, të cilët janë kontraktuar nga Ambasada Britanike për t’i ofruar asistencë institucioneve të Kosovës në rekrutim të pozitave të larta drejtuese.

Krasniqi është vlerësuar me 26.5 pikë nga 40 të mundshme nga ekspertët britanikë dhe njëkohësisht sipas tyre ishte i vetmi kandidatë i emërueshëm, pra që i plotëson kriteret për emërim në krye të KEK-ut. /Buletini Ekonomik/