Kjo fundjavë nuk ka shënuar luhatje të rëndësishme tek valutat kryesore përballë monedhës vendase. Ndërkaq monedha europiane blihet sot me 121.3 lekë dhe shitet me 121.8 lekë sikurse javën e kaluar.
Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës krahasuar me javën që shoi pasi blihet mëngjesin e sotëm me 141.2 lekë dhe shitet me 142.2 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan vazhdon të qëndroj në pozicion force përballë lekut pasi edhe këtë të hënë ka fituar pikë duke u blerë me 104.5 lekë dhe duke u shitur me 105.2 lekë në raport me periudhën e 27 shtator-02 tetorit.
Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar rritje të vlerës këtë fillim jave pasi krahasuar me javën që lamë pas është blerë sot me 111.8 lekë dhe është shitur me 112.8 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/