Kursi i këmbimit/ Si e kanë nisur javën valutat kryesore

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë fillim jave teksa vijon të blihet njësoj sikurse javën e kaluar me 121 lekë dhe të shitet me 121.6 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rritje të kuotës në raport me javën e shkuar pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 141.8 lekë dhe është shitur me 143 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pësuar një zhvlerësim të kuotës këtë të hënë pasi krahasuar me javën që shkoi blihet sot me 104.4 lekë dhe shitet me 105.1 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane nuk ka pasur lëvizje të vlerës ditën e sotme pasi vazhdon të blihet sikurse javën e kaluar me 112.2 lekë dhe të shitet me 113 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/