Lira turke zhvlerësohet sërish me mbi 8% – Ndalon fuqizimi i nxitur nga ndërhyrjet shtetërore që kushtoi miliarda

Lira turke ra me mbi 8% kundër dollarit në tregtinë e parë të Javës, pasi u rrit me mbi 50% në javën e kaluar prej ndërhyrjeve shtetërore në treg me miliarda dollarë. Lira u mbështet gjithashtu nga një vendim i qeverisë për të mbuluar humbjet nga këmbimi valutor në disa depozita të caktuara. Lira ra në 11.6 kundër dollarit në tregtinë e së Hënës, dhe u rikuperua pak në 11.3 më vonë gjatë ditës. Analistët thonëse pika e rezistencës është tek 11.45 dhe 12, ndërsa niveli i suportit në 10.57 dhe 10.25 kundër dollarit.

Të Hënë e kaluar, lira preku nivelin rekord të ulët prej 18.4 kundër dollarit, pas një rënieje 1 mujore si pasojë e shqetësimeve mbi inflacionin dhe uljet e vazhdueshme të interesave të urdhëruara nga presidenti Erdogan.  Në nivellin aktual, valuta është ende 35% e zhvlerësuar nga e njejta periudhë një vit më parë.  Erdogan lajmëroi pas rënies rekord të Hënën e kaluar një skemë nën të cilën Thesari dhe banka qendrore do të rimbursonin humbjet tek depozitat e konvertuara në lira kundër valutave të huaja, ç’ka nxiti rritjen më të madhe ditore të lirës.

Megjithatë, turqit nuk kanë shitur dollar në sasi të mëdha ditë ne Hënë dhe të Martë të javës së kaluar, sipas të dhënave zyrtare, ç’ka tregon se kanë luajtur një rol të vogël tek fuqizimi i valutës. Ndërhyrjet shtetërore nga ana tjetër, i kushtuan bankës qendrore mbi 8 miliardë dollarë në javën e kaluar, sipas përllogaritjeve të analistëve. Banka Qendrore shiti 1.35 miliardë dollarë përmes ndëryhrjeve direkte valutore në 2-3 Dhjetor, për të mbështetur lirën që qëndronte atëherë në 13.5 për dollar.

Reklama e sponzorizuar

Erdogan tha se turqit kanë treguar besim tek valuta dhe depozitat janë rritur me 23.8 miliardë lira pas lajmërimit të planit të anti-dollarizimit. Megjithatë, të dhënat nga mbikqyrësi bankar BDDK, treguan se pas akumulimeve të mëdha të dollarit në javën e kaluar, depozitat individuale të turqëve qëndronin në 163.7 miliardë dollarë, thuajse e pandryshuar nga dita e hënë dhe e Premte, ku totali qëndronte në 163.8 miliardë dollarë./SCAN TV/