Ministria e Financave: Ekzekutohen pagesat për lehonat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë bërë pagesat për lehonat.

Përmes një njoftimi në Facebook ai ka thënë se 2 mijë e 158 lehona janë përfituese, ndërkaq 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta.

Ai thotë se pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme, ato muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator.

Reklama e sponzorizuar

“68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar Murati./Buletini Ekonomik/