Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar qytetarët se është hapur formulari i aplikimit për subvencionimin e kredive personale-konsumuese në platformën eKosova.
Murati ua ka sqaruar tutje edhe procedurën e aplikimit qytetarëve, duke thënë se pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, ju duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar më pas edhe formularin e aplikimit.
Mirëpo, çka është me rëndësinë më të madhe, llogaria bankare ku do të paguhet subvencionimi duhet të jetë vetëm në emër të aplikuesit, ose përndryshe nuk mund të bëhet transferi i mjeteve.
“Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura”, ka shkruar Murati. /Buletini Ekonomik/