Ratifikohen edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës

Sot në Kuvendin e Kosovës janë miratuar edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për ratifikimin e kredisë për projektin efiçenca energjike për ndërtesat publike në Prishtinë dhe Prizren.

“Votimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për projektin korniza e qyteteve të gjelbra, dritarja 2, efiçienca e energjike e ndërtesave publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim”, tha Konjufca.

Reklama e sponzorizuar

Për këtë marrëveshje, 88 deputetë votuan për, derisa nuk pati asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.

“Ratifikimi i kredisë për projektin e eficienca energjike në ndërtesat publike në Prizren, e lidhur mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim”, tha Konjufca.

Ndërsa, për këtë marrëveshje, 90 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.