Paralajmërohet ngritja e çmimit të rrymës vitin e ardhshëm

Fotografi ilustruese

Shtrenjtimi i çmimit të rrymës në Kosovë mund të ndodhë vitin e ardhshëm, përkatësisht gjatë dimrit, ka paralajmëruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një debati sot të oganizuar nga Lëvizja “Fol”.

Sipas saj, gjatë sezonit dimëror të vitit të ardhshëm mund të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, për shkak se rritet konsumi e me të edhe importi i rrymës.

“Ne kemi fatin që nuk jemi mbështetur në import të energjisë. Nuk ka vend për panik, jemi duke shikuar se çfarë masa janë duke u ndërmarrë ne Evropë për krizën energjike. Gjatë dimrit konsumi rritet e po ashtu importi, kjo nuk do të ndihet menjëherë në fillim. Por do të vërehet më vonë nëse importojmë shumë. Qytetarët duhet të kenë parasysh që të mos ngrohen me energji elektrike. Sa më shumë që konsumojmë do të rritet importi, e kjo do të ndikojë në çmimet në vitin tjetër gjatë sezonit të dimrit”, ka thënë ajo.

Reklama e sponzorizuar