Ferronikel ditë më parë kishte njoftuar se ka ndalë përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike.
Sipas tyre, rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen.
Lidhur me këtë, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, këta punëtorë do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
“Të enjten ora 11:30 në Prishtinë, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, punëtorët e kompanisë ‘NewCo Ferronikeli’ do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta thirret si pasojë e mungesës së interesimit nga ana e Qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë. Kërkesë do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt”, thuhet në njoftim.