Në raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2020 është prekur edhe çështja e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, ku thuhet se progresi në këtë fushë ka ngecje.
Përmes një njoftimi në facebook “Mbrojtësit e Konsumatorëve” kanë thënë se për vitin 2020, ky raport ka vlerësuar se Kosova është ende në fazat e hershme të përgatitjes.
Sipas raportit, përparimi ka qenë i kufizuar dhe se rekomandimet në lidhje me mbrojtjen e kosumatorëve janë të ngjashme sikurse me vitin paraprak.
Mbrojtësit e Konsumatorëve kanë treguar se në raporti rekomandon që Kosova duhet të amandametojë Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit për të hequr nenet problematike, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat e konsumatorëve dhe detyrimet e tregtarëve.
“Rekomandimet e raportit të progresit janë saktësisht në linjë me çka se si INDEP po kërkojmë. Është e domosdoshme që Ministria të punojë me ritëm të përshpejtuar ashtu që mbrojtja e konsumatorit të forcohet në vend” thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, Komisioni Europian publikon çdo vit raportet e progresit për vendet që pretendojnë anëtarësim në BE. Raporti mat përparimin në fusha të ndryshme të jetës publike, përfshirë edhe mbrojtjen e konsumatorit. /Buletini Ekonomik/