Pse konsumatorët kanë bazë kur ankohen për naftë?

Shumë shpesh ka ndodhur që qytetarët në vend të ankohen për cilësinë e karburanteve nëpër pikat shitëse.

E kjo sipas “Mbrojtësit të Konsumatorëve” është e drejtë dhe e ligjshme pasiqë strategjia bazë për karburante në Kosovë është miratuar në vitin 2003 nën administrimin e UNMIK.

Mbrojtësit e Konsumatorëve përmes një postimi në Facebook kanë thëne se kjo strategji bazohet mbi faktin se Kosova është e varur plotësisht nga importi i karburanteve dhe duke qenë në pozitë të tillë, Strategjia nxit institucionet e vendit të marrin masa konkrete për të rritur efikasitetin e karburanteve.

Reklama e sponzorizuar

“Pastaj, vjen Ligji për Tregti me Naftë dhe Produkte të Naftës, i ndryshuar së fundit herë në vitin 2009, i cili cakton përgjegjësinë për sigurimin dhe monitorimin e cilësisë së karburanteve në Doganat e Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pra, Dogana e Kosovës është përgjegjëse për të kontrolluar dhe monitoruar cilësinë e karburanteve të importuara, ndërsa MINT-i (Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës dhe Inspektoratit të Tregut) ka të drejtë të zhvillojë politika dhe të sigurojë cilësinë e karburanteve në tregun e brendshëm.

“Kështu, Ligji ekzistues është i vjetëruar, jokritik në adresimin e çështjeve kryesore në lidhje me cilësinë e karburanteve dhe ngec në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve”, thuhet tutje në njoftim.

Ata gjithashtu shtuan se ligji më nuk akomodon standardet ndërkombëtare, të cilat janë gjithnjë në zhvillim dhe është e domosdoshme që MINT-i t’a fusë këtë ligj në proces amandamentimi./Buletini Ekonomik/