Punëtorët e Ferronikelit: Nuk duam të jemi në rrugë, duam të punojmë

Prishtinë, 28 tetor – Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” kanë protestuar para Qeverisë për mbylljen e këtij kompleksi të rëndësishëm industrial dhe pasojave që ka lënë kjo mbyllje për mirëqenien e tyre.

Punëtorët protestues të Ferronikelit sot kanë shfaqur publikisht edhe ndjesinë e tyre të mungesës së interesimit të institucioneve shtetërore për gjendjen e rreth 1 mijë  punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit, Fehmi Nika, me këtë rast, ka thënë se arsyeja e kësaj proteste është pikërisht mbyllja e fabrikës që si rrjedhojë i la të papunë rreth 1 mijë punëtorë të kësaj kompanie, duke e bërë diskutabile ardhmërinë e tyre. Sipas tij, punptorët e Ferronikelit në këtë muaj janë paguar vetëm 50 për qind të pagës, ndërkohë që për muajin e ardhshëm druajnë që nuk do të ketë pagesë fare.

Reklama e sponzorizuar

“Sa i përket çështjes së ngritjes së çmimit të energjisë elektrike,  prej vitit të ri e këndej ka filluar kjo ngritje. Kemi mbijetuar disi, derisa kemi  arritur në limitin që most ë ketë mundësi të paguhet çmimi I energjisë së shpenzuar. Duke shpenzuar për nevojat e tërë kompleksit rreth 130 megavatë orë rrymë kemi mbijetuar, por kur konsumi I Ferronikelit  160 e lartë, medje edhe  270 megavatorë,  nuk kemi pasur mundësi me operu më turje. Kushtimisht ferronikeli është detyruar të ndal prodhimin dhe për rrjedhojë punëtorët të shkojnë në shtëpi. Çështja është se punëtorët nuk kanë të ardhura për të mbijetuar. Janë të ngarkua me kredi të ndryshme. Në anën tjetër,  menaxhmenti përveç muajit tetor, nuk  ka siguruar të ardhura për punëtorët e këtij kompleksi industrial, kaq të rëndësishëm për drenicën dhe Kosovën. Pas 8 tetorit nuk kemi dalë në punë. Kemi marrë 50 për qind të pages për këtë kohë që kur nuk jami në punë. E për nëntor, sipas menaxhmentit, nuk do të ketë pagesë. Për këtë arsye iu kemi drejtuar Qeverisë që të na bëjë zgjidhje. Zgjidhjen e bën veç Qeveria askush tjetër”, ka thënë Nika.

Ndërkaq, Rifat Latifi, anëtar i kësaj sindikate, njëkohësisht edhe përfaqësues i grupit organizativ të kësaj proteste, ka thënë se ndërprerja e punës së fabrikës ka shkaktuar shumë probleme për ta si punëtorë.

Ai tha se problemi kryesor i ndaljes së prodhimit në kompani ka të bëjë me ndaljen e pagesës së rregullt të punëtorëve, që për pasojë do të ketë edhe krijimin e rasteve të reja sociale.

“Ndërprerja e punës në kompani ka gjeneruar edhe tjera probleme si ndërprerjen e pagesës së rregullt të punëtorëve, krijimin e  rasteve sociale, dëmtimin e  pajisjeve pas ndërprerjes në fabrikë, humbje e tregut si dhe faktor të tjerë dytësor”, është shprehur duke numëruar pasojat Latifi.

Tutje edhe punëtorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me ndërprerjen e punës në kompani.

Njëri nga punëtorët e kësaj fabrike në kushte anonimiteti për Buletinin Ekonomik ka thënë se aktualisht përveç punëtorëve të sigurimit që janë një numër krejt i vogël, askush nuk punon më në atë fabrikë.

Ai thotë se shqetësimi i tij më i madh është se muajin e ardhshëm nuk dihet se a do të marrë edhe këtë pagë me 50 për qind që ka marrë këtë muaj.

“Është shumë problem, meqenësë muajin e arshëm nëse nuk fillon puna e rregullt,  nuk e dijmë se a do të marrin edhe këtë 50 për qind të pagës qe e kemi marrë këtë muaj” u shpreh njëri nga punëtorët.

Kjo protestë ka filluar në orën 11:30 dhe ka përfunduar në orën 12:05 kur protestuesit edhe u larguan të qetë nga protesta./Buletini Ekonomik/