Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave

Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku në rend dite për diskutim janë gjithsej 34 pika.

Gjatë mbledhjes Qeveria ka marrë vendim për shpronësim e disa pronave.

Në mbledhje u morr vendimi për ndërtimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu u miratua kërkesa e Korporatës Energjetike të Kosovës për nevojat e tyre për shpronësim si dhe për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës ekzistuese në fshatin Bajgorë.

 

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se janë mbajtur dëgjime publike për këto shpronësime.