Nga e mërkura e 13 tetorit, të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë, do të përballen me masat e reja e vendosura nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ).
Ata duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, dëshmi që e kanë kaluar COVID-19 ose test PCR pozitiv, të lëshuar në jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë.
Në njoftimin zyrtar shkruhet se testi RT-PCR negativ duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë.
Ministria njofton se nga këto rregulla do të përjashtohen disa kategori.
Gjithashtu nga masat do të përjashtohen, shtetasit e Kosovës që kanë dalë jashtë vendit në 12 orët e fundit, diplomatët e huaj si dhe personat nën moshën 16 vjeç.
Nga ana tjetër, në Kosovë më 13 shtator kanë hyrë masat e reja anti-covid.
Shtetasit e Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë, duhet të vetë-izolohen për shtatë ditë.
Ndërsa të gjithë shtetasit e tjerë duhet të paraqesin, certifikatën e vaksinimit, test PCR negativ, test të shpejtë antigjeni negativ si dhe dëshmi se kanë kaluar COVID-19.