Tregu zviceran i punës vazhdoi të rritet gjatë verës, duke konfirmuar trendin që filloi në fillim të vitit.
Sipas firmës së rekrutimit Michael Page, numri i ofertave të punës në të gjithë vendin u rrit 5.7 për qind midis gushtit dhe shtatorit. Deri më tani në vitin 2021, sektori i punësimit është rritur 32.3 për qind, një normë dy herë më e lartë se periudha para pandemisë Covid.
Të gjitha rajonet e Zvicrës kishin më shumë vende të lira pune, shumica në një zonë që përfshin dy Appenzells, Graubünden, St. Gallen, Schaffhausen dhe Thurgau, përcjell albinfo.ch.
Ofertat për punë gjithashtu u ngritën në kantonet e Bernës, Juras, Neuchâtel-it, Fribourg-ut dhe Solothurn-it.
Rritja më e fortë u regjistrua në shitjen me pakicë, sektorin e restoranteve, logjistikën dhe IT.