Puna tre ditë në javë në zyrë dhe dy ditë në distancë u jep punëtorëve një “ekuilibër” të mirë midis qëndrimit në shtëpi dhe me kolegët e tyre.
Kështu ka pohuar shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai duke shtuar se kompania po planifikon zbatimin e një modeli të tillë, përcjell Telegrafi.
“Tre ditë në zyrë ishin të rëndësishme për bashkëpunimin dhe komunitetin. Dy ditë u dhanë punëtorëve punë nga shtëpia”, tha Pichai.
Ai u pyet nëse modeli tre ditë në zyrë, dy ditë punë në distancë do të ishte një ndryshim i përhershëm për kompaninë.
“Unë mendoj se njerëzit kanë një ekuilibër më të mirë sipas modelit tre/dy”, u përgjigj ai.
Pichai tha se të dhënat e kompanisë që drejton, tregojnë se mund ta bëjë modelin të funksionojë.
Google kohëve të fundit është pajtuar për ta zgjeruar kompleksin “Hudson Square” për t’i bërë hapësirat më “bashkëpunuese” dhe “argëtuese”.