Sot me fillim nga ora 11:30 në Prishtinë, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa kërkesa kryesore e këtyre punëtorëve do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë.
Gjatë protestës do të respektohen rregullat ligjore për luftimin e pandemisë COVID-19.
Ndryshe, përshkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale, kompania “Ferronikel” ditë më parë u detyra që ta ndërpresë punën përkohësisht. /Buletini Ekonomik/











