Qeveria merr vendim për fillimin e hetimeve për importin e ëmbëlsirave dhe biskotave nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në një konferencë për media sot, ka njoftuar se si ministri kanë marrë vendim për hapjen e hetimeve zyrtare për importin e produkteve të ëmbëlsirave dhe biskotave nga Serbia.

Ministrja Hajdari ka deklaruar se këto produkte të importuara nga Serbia po iu shkaktojnë dëme serioze prodhuesve vendor.

“Kemi vërejtur që së fundi ka një import të shtuar nga tregu i Serbisë dhe kryesisht janë rritje të disa produkteve konditorike. Ne kemi marr vendimin për hapjen e hetimeve për importin e produkteve konditorike, ëmbëlsirave dhe biskotave, të importuara nga Serbia”, tha tutje Hajdari.

Reklama e sponzorizuar

Ajo ka theksuar se ky vendim vjen pas vendimit të Departamentit të Tregtisë dhe rekomandimeve nga Komisioni për Vlerësimin e Masave për Importe, ku në bazë të analizave preliminare, produktet e importuara nga ky shtet janë në sasi të rritura dhe në kushte të tilla po shkaktojnë ose kërcënojnë t’i shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendas. /Buletini Ekonomik/