Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë përmes votës së fshehtë. Abedin Azizi ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për këtë funksion.
Në garë për këtë pozitë ishin: Abedin Azizi dhe Gurakuq Kastrati. Azizi mori gjithsej 65 vota nga 78 deputetët që ishin të pranishëm në sallë, kurse Kastrati vetëm 12 vota. /Buletini Ekonomik/