Anita Kovacic, në krye të bankës Raiffeisen për Kosovë

Anita Kovacic është emëruar në pozitën e Drejtoreshës ekzekutive të bankës Raiffeisen për Kosovë, duke e zëvendësuar bankierin veteran Robert Wright, i cili shërbeu mbi një dekadë në Kosovë.

Anita Kovacic, drejtoresha e re është një bankiere me përvojë shumëvjeçare në rrjetin e bankave të Raiffeisen në Evropë.

Ajo është e diplomuar për Banka dhe Financa në Universitetin e Mariborit në Slloveni në studimet bachelor, ndërsa studimet e magjistraturës i ka të kryera për lidership në Universitin e Kumbrias dhe Kolegjin Robert Kennedy të Zvicrës. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar