Lira turke bie në 11.3 ndaj dollarit – Rekord i ri i ulët, zyrat e këmbimit në Stamboll tregojnë luhatjet e mëdha

Në zyrat e këmbimit valutor jashtë Pazarit të Madh të Stambollit, dritat e kuqe tregonin lëvizjen e shpejtë dhe të vazhdueshme të lirës turke, ndërkohë që arriti nivele të ulëta rekord. 

Disa klientë që kërkonin dollarë amerikanë po mbanin radhën e gjatë tek “Atlas Exchange and Gold Shop”, me shpresën për të kapnin okazionin kur lira u rimëkëmb në një moment të shkurtër.

Të tjerë që kishin dollar për të shitur, pritën deri në pasdite, kur të merrej vendimi i normës së interesit nga Banka Qendrore, që pritej të shkurtojë për të tretën herë radhazi, ç’ka e çoi lirën poshtë 11 kundër dollarit për të parën herë.  Pavarësisht vendimit të klientëve, valuta patur luhatje të mëdha,  në një varg prej gati 10% brenda ditës dhe preku nivelin rekord të ulët prej 11.3 për dollar.

Reklama e sponzorizuar

Lira ka humbur rreth 1/3 e vlerës deri më tani për vitin dhe pjesa më e madhe ka ndodhur në 2 muajt e fundit, ndërkohë që banka qendrore, pas thirrjeve të vazhdueshme nga presidenti Erdogan, ka ulur disa herë normën bazë të interesit.  Erdogan ka thënë se interesat e larta rrisin inflacionin, në kundërshtim të mendimit të ekonomistëve, që thonë se ndikimi është i kundërt.

Erdogan thotë se interesat e ulëta duhet të ndihmojnë bizneset me huamarrjen, investimin dhe tregtinë, ndërkohë që ai përgatitet për zgjedhjet në mes të vitit 2023.  Sondazhet tregojnë një rënie të fortë të mbështetjes për njeriun që ka drejtuar Turqinë për thuajse 2 dekada, ndërkohë që partia e tij ka humbur gradualisht reputacionin prej manaxhimit të ekonomisë. /Scan tv/